Integrimi
Vendosni për ardhmërinë tuaj në zgjedhjet komunale të 13 marsit në kantonin e Gjenevës
Në komunën Vernier të kantonit të Gjenevës është kënaqësi e veçantë të njoftohesh me kandidatët për Këshillin Komunal të kësaj komune. Veçmas kur kemi të bëjmë me Partinë e të Gjelbërve, Listën nr. 3, në të cilën gjejmë mërgimtarë nga katër këndet e globit, të cilët ndjehen aq mirë mes tyre dhe angazhohen për një jetë më të mirë së bashku.Kësaj radhe kemi zgjedhur t’ ju njoftojmë më për së afërmi me të riun 33-vjeçar, zotëri Ali Matoshi, anëtar i kësaj partie dhe kandidat i shkëlqyer në këtë komunë.
Zotëri Matoshi vjen nga Prishtina dhe më 2003 filloi një jetë mërgimtari në Zvicër, ku arrin formimin profesional në lëmin e ekonomisë. Ai sot ushtron profesionin e tij të teknikut të ekonomisë dhe bën menagjimin e shitjes me pakicë. Me një angazhim të shkëlqyer ai e ka gjetur veten në shoqërinë zvicerane dhe vepron në komunën e tij me bindje se vetëm të angazhuar mund të ecim drejt asaj që e duam.
Anëtar i Partisë së të Gjelbërve prej tashmë dy vjetësh, ja se si u përgjigjet pyetjeve tona.
Pse pikërisht e keni zgjedhur Partinë e të Gjelbërve?
Para së gjithash mendoj që e gjej veten në kuadër të programit të kësaj partie. Por, dua ta them edhe një çështje paksa private, se ne shqiptarët jemi të lidhur me Partinë e Gjelbër edhe nëpërmjet mikut tonë të madh, Ueli Leuenberger, i cili në ditët më të veshtira ishte me ne – në anën e drejtësisë. Besoj që çdo shqiptar e ka ende të freskët kontributin e tij për Kosovën.
Sa mendoni se kjo parti u përgjigjet kërkesave të komuniteteve të huaja në Gjenevë?
Po, kjo është dhe një nga arsyet që ma shton bindjen që të jem pjesë e kësaj partie dhe, natyrisht të jap kontributin për aq sa mundem. Mbase mendoj se këtu e gjejmë më së miri përgjigjen që na duhet neve që jemi me origjinë të huaj.
Me angazhimin tuaj çka synoni të krijoni, të vazhdoni apo të korrigjoni në gjirin e kësaj partie?
Sigurisht ju jeni në dijeni që parlamentarizmi është parim i të Gjelbërve, andaj si gjithë të tjerët, në mënyrë të barabartë më jepet mundësia të parashtroj dhe të bëj kërkesa, për të cilat mendoj që janë të arsyeshme dhe që përputhen me programin. Natyrisht, ato pas diskutimeve pro dhe kundër mund të miratohen apo të hidhen poshtë, por kjo është demokracia.
Sa për ju është e rëndësishme angazhimi direkt i popullatës me origjinë kosovare në jetën politike zvicerane dhe pse?
Para se t‘i përgjigjem pyetjes tuaj, dua të bëj një korrigjim të vogël të termit «origjinë kosovare ». Unë mendoj që ne jemi me origjinë shqiptare, gjë që edhe në kuadër të Partisë së Gjelbër mundohem dhe kam arritur të përdoret termi shqiptar, për arsye që kemi një bashkësi shqiptare nga disa shtete që kemi mërguar këtu, ndërsa rëndësia e organizimit të bashkësisë shqiptare është i shumëfishtë, si në jetën sociale, kulturore, ekonomike, po ashtu në mbrojtjen e ambientit (do të kishim përparësi në mbrojtjen e interesave të komunitetit shqiptar në organet vendimmarrëse, aty ku vendoset, etj. Po ashtu mendoj që ne shqiptarët kemi nevojë të kemi miq jo vetem në Zvicër, por kudo në botë, andaj ne mund të shërbejmë edhe si urë miqësie.
Angazhimi ynë është më se i domosdoshëm, mbasi edhe jetojmë këtu ne duhet të provojmë që vetë të sjellim përfaqësimin e problemeve dhe interesave që kemi në këtë shoqëri, e të vendosim për një jetë më të mirë këtu.
Si mund ta përshkruani angazhimin politik të popullatës kosovare në Gjenevë?
Fatkeqësisht shumica shqiptare nuk është e interesuar, nuk e ka ndoshta ende të qartë se sa është e rëndësishme pjesëmarrja e tyre aktive në politikë. Shpresoj që këtë mentalitet do të ndryshojmë me kohën, mbase është një proces në vete që kalon nga hapi i parë i një integrimi të kënaqur. Me miq shqiptarë dhe zvicranë ne po punojmë në këtë drejtim, natyrisht nëpërmjet kontakteve dhe sqarimeve për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre edhe në jetën politike këtu ku ne punojmë dhe jetojmë.
Cilat janë angazhimet tuaja gjatë kësaj fushate elektorale?
Ja, pra, mu kjo që e ceka më lart ka të bëjë me angazhimin tim, natyrisht me kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët tanë për t’ua sqaruar rëndësinë dhe domosdoshmerinë e reflektimit të nevojave tona në kuadër të jetës së përgjithshme në komunë, kanton, por edhe në Zvicër.
Si mendoni se duhet mobilizuar popullatën me origjinë kosovare që të shfrytëzojë të drejtën e votës që ka në nivelin komunal (më së paku 8 vjet qëndrimi në Ch me leje qëndrimi B ose C) dhe kantonal e nacional)?
Vetëm me një informim sa më të drejtë dhe mbështetje të projekteve të tyre që kanë të bëjnë në integrimin, të cilin ata e dëshirojnë. Dhe jam shumë i bindur se ata duan të gëzojnë të njëjtat të drejta në çdo sferë të jetës së tyre këtu.
Cila është porosia juaj për banorët e Gjenevës?
Respekt të ndërsjellë dhe raporte të mira ndërnjerëzore e kujdes më të veçantë, veçmas në lagjet e banuara me popullatë të përzier, aty ku gërshetohen gjuhë dhe kultura të ndryshme. Te Partia e të Gjelbërve të gjithë të mërguarit bashkë me vendësit gjenevas dinë t’i thonë jo racizmit, diskriminimit dhe jobarazisë, andaj ju ftoj t’i shoqëroni dhe të përforconi qëllimet e saj të drejta duke votuar Listën NR. 3 në Vernier.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor