Shkurt.ch

Zviceranët, dhurues të mëdhenj

Zviceranët gjatë vitit të kaluar janë treguar shumë solidarë me të tjerët. Kështu ka bërë të ditur Insituiti për Hulumtimin e Opinionit, gfs-Zürich. 1 miliard e 200 milionë franga i kanë dhuruar qytetarët e Zvicrës, në adresa të ndryshme.

Kjo është shuma më e madhe e parave të dhuruara ndonjëherë nga Zvicra ,me përjashtim të shumës së dhuruar në vitin 2005, për tsunamin në Azinë juglindore. Marrë mesatarisht, çdo ekonomi familjare e Zvicrës ka dhuruar afër 700 franga.

Shumicën e numrit të dhuruesve e ka përbërë njerëzit me moshë të shtyrë dhe po ashtu, njerëzit e shkolluar mestsrisht kane dhuruar më shumë se të tjerët.