Shkurt.ch
Gadafit dhe klanit të tij u ndalohet hyrja në Zvicër
Zvicra ka vënë sot në fuqi vendimin për ndalimin e hyrjes në këtë vend të klanit të Ghadhafit
Për 16 pjesëtarë të familjes së Gadafit, tash e tutje do të jetë e pamundur të hyjnë në vendet e BE-së dhe në Zvicër. Autoritetet e këtyre shteteve, në mesin e sanksioneve që OKB ka ngritur kundër Libisë, kanë vendosur edhe ndalimin për t`u dhënë viza hyrjeje këtyre personave në vendet përkatëse.
Zvicra ka vënë sot në fuqi vendimin për ndalimin e hyrjes në këtë vend të klanit të Ghadhafit. Këtë lajm e ka bërë të njohur zëdhënësi i Qeverisë Federale dhe vicekancelari, Andre Simonazzi për gazetën “Sonntags Zeitung”.
“Ndalimi i hyrjes për ta është ne fuqi prej disa ditësh”, ka thënë Simonazzi. Ndërsa qeveria, edhe formalisht e ka shqiptuar këtë ndalesë të premten, ditën kur vendosi që t`i zbatojë sanksionet e OKB-së kundër Libisë.
Përveç anëtarëve të familjes së Gadafit, të prekur nga ndalesa janë edhe bashkëpunëtorë të tij, punëtorë të sigurimit etj.
Ndryshe, klani i diktatorit libian, Moammar al-Gadafi, është i përçarë sa i përket ndarjes së pasurisë marramendëse që thuhet të ketë grumbulluar kreu i shtetit libian.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun