Bota
Shpërthim në Stamboll: Së paku 11 të vdekur dhe 36 të plagosur
Shpërthimi i një makine bombë në qendër të Stambollit që ka ndodhur të të martën në mëngjes vrau të paktën njëmbëdhjetë persona dhe ka plagosur të paktën 36 të tjerë, prej të cilëve tre janë në gjendje kritike, informuan burime zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Sipas gjetjeve të televizionit CNNTurk ekspolizivi kishte goditur një autobus me policë, ndërsa ishte aktivizuar nga distanca në një automjet të parkuar. Nga njëmbëdhjetë te vrarë shtatë ishin policë, tha guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.
Ai shtoi se incidenti zyrtarisht është duke u hetuar si akt terrorist.
Deri më tani asnjë nga grupet e njohura terroriste nuk e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Prapa sulmeve të deritanishme terroriste në Turqi ishte Shtet Islamik ISIS, të majtët radikalë turkë dhe militantë kurdë, që është e njohur për të kryer sulmet ndaj pjesëtarëve të forcave turke të sigurisë.
Dëshmitarët thanë për Reuters se janë goditur dy automjete policore. Të shtëna u dëgjuan në zonë pas shpërthimit, raporton agjencia Anadolu. Ajo ka publikuar një fotografi të policisë të armatosur në rrugë pranë vendit të shpërthimit.
Turqia këtë vit ka pësuar një varg sulmesh me bomba, duke përfshirë dy vetëvrasje në vendet turistike në Stamboll, të cilat përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik ISIS, dhe dy sulme në autobusë me oficerë dhe policë në Ankara, ku përgjegjësinë e ka marrë një grup kurd militant ekstrem Hawks, fraksion kurdë për lirinë e Kurdistanit.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë