Shkurt.ch
Bernën, në dhomën e kantoneve e përfaqëson Amstutz i SVP-së
Në zgjedhjet që janë mbajtur sot, për përfaqësuesin e Kantonit të Bernës në Dhomën e Ulët të Parlamentit Nacional (dhoma e kantoneve) , ka fituar kandidati i SVP-së, Adrian Amstutz.
Me 163`537 vota të fituara, Amstutz ka arritur një fitore të ngushtë ndaj kandidates së SP-së, Ursula Wyss, e cila ka arritur të mbledhë 159`900 vota.
Pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje ka qenë 46 për qind.
Sikurse edhe herët tjera, votat nga regjionet rurale kanë qenë përcaktuese për fitoren e kandidatit të SVP-së. Ndryshe nga ai, Wyss ka fituar më shumë vota në vendbanimet qytetare dhe në regjiionin Jura të Bernës, që banohet me shumicë nga popullata frankofone.
Zgjedhjet për Dhomën e kantoneve janë bërë të nevojshme me zgjedhjen, vitin e kaluar, të Simonetta Sommaruga-s në Qeverinë Federale. Meqë Sommaruga vjen nga ky kanton, Bernës i kishte mbetur një vend i zbrazët deputeti në dhomën e përmendur.
Vendin tjetër për Bernën në këtë dhomë e mban deputeti nga BDP, partia e re, e dalë më parë nga SVP.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun