Uncategorized

FC Iliria fitues i kampionatit dhe kupës së Solothurnit

Fituesi i kupës së kantonit Solothurn do të ketë rastin vitin e ardhshëm të përfaqësojë kantonin në garat për kupën e Zvicrës, ku e presin kundërshtarë si Baseli, YB, GC, St. Gallen e të tjera skuadra

FC Iliria ngjitet në ligën e dytë ndërregjionale.

Fitorja me rezultat 3:1 kundër FC Bellach, i siguroi sot pasdite, FC Ilirisë ngjitjen e drejtpërdrejt në ligën e dytë ndërregjionale.

Me golat e Mërgim Sadrijit në minutën e 7-të, Egzon Mustafit dhe Korba Januzajt, në pjesën e dytë, në minutën e 60 dhe 67-të, FC Iliria sezonin vjeshtor do të jetë ekipi tjetër i radhës nga komuniteti shqiptar që do të sfidojë futbollin zviceran.

Fituesi i kupes së kantonit Solothurn, në fillim të muajit maj, FC Ilira, vitin e ardhshëm do të jetë ekipi i parë shqiptar që do të jetë pjesë e garave për kupën e Zvicrës ku e presin kundërshtarë nga Superliga Zvicerane prej kampionit Baselit e deri tek FC St. Galleni e më gjerë.

Më gjerësisht rreth FC Ilirisë, mund të lexoni nesër.