Uncategorized
100 mijë veta festojnë hapjen e tunelit më të gjatë në botë
Festa do të zgjasë deri në mbrëmjen e të dielës dhe deri atëherë pritet të festojnë rreth 100 mijë qytetarë, në pikat: Erstfeld, Rynächt, Pollegio dhe Biasca
Pesë ditë pas përurimit zyrtar, festës së hapjes së tunelit të shekullit, siç quhet ndryshe tuneli bazik në Gotthard, sot i bashkohet edhe populli. Janë katër pika në të dy anët e tunelit në të cilat ka filluar të festohet, njoftojnë mediat zvicerane.
Dy qendra ku zhvillohen aktivitete festive ndodhen në kantonin Uri, në anën veriore të tunelit, dhe dy të tjera në Kantonin Ticino, në anën jugore.
Sipas një zëdhënësi të SBB/CFF (Ndërmarrja Hekurudhore Federale) mund të flitet për disa mijëra vizitorë të këtyre manifestimeve, transmeton albinfo.ch
Festa do të zgjasë deri në mbrëmjen e të dielës dhe deri atëherë pritet të festojnë rreth 100 mijë qytetarë, në pikat: Erstfeld, Rynächt, Pollegio dhe Biasca.
Më të vizituarat janë vozitjet “shuttle” nëpër tunelin më të gjatë hekurudhor në botë. Gjatë gjithë kohës në dy ditët festive, trenat qarkullojnë në takt 20 minutash. Veç tjerash për vizitorët janë hapur ekspozita dhe ofrohen shfaqje të ndryshme kulturore e muzikore
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit