Integrimi
“Takimi”, një shans për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër
“Takimi” është një kurs i gjuhës gjermane dhe i integrimit për gra shqipfolëse me përkujdesje të fëmijëve. Kursi ofrohet për gra me ose pa fëmijë, të cilat kanë ardhur në Zvicër në moshë madhore përmes martesës apo bashkimit familjar
ABSM është prej vitesh një adresë mjaft e njohur për kontributin e madh që ka dhënë në integrimin e qytetarëve me prejardhje të huaj dhe në veçanti shqiptarëve, në Bazel e rrethinë. Në mes të shumë projekteve dhe ofertave që kjo qendër këshillimore ka promovuar deri tash
“Takimi” është një kurs i gjuhës gjermane dhe i integrimit për gra shqipfolëse me përkujdesje të fëmijëve. Kursi ofrohet për gra me ose pa fëmijë, të cilat kanë ardhur në Zvicër në moshë madhore përmes martesës apo bashkimit familjar dhe si pasojë e situatës familjare, si gra shtëpiake dhe nëna nuk kanë pasur mundësi të kenë kontakte me mjedisin gjermanishtfolës apo të mësojnë gjuhën gjermane, thuhet në prospektin e ABSM-së.
Kursi ofrohet në nivelin A1 dhe zgjat një vit shkollor. Gjatë kursit të gjuhës gjermane ofrohet mundësia për përkujdesje të fëmijëve nga një edukatore e shkolluar. Këtu fëmijët do të mësojnë si të orientohen në një grup, të luajnë së bashku me fëmijët e tjerë, si dhe do të mësojnë gjermanisht në varësi të moshës, duke dëgjuar tregime, kënduar apo mësuar vjersha, gjë që do t’i ndihmojë shumë kur të fillojnë mësimin parashkollor.
Përveç kësaj kursantet kanë mundësi të këshillohen pa pagesë rreth profesionit, familjes, sistemit shkollor dhe social, etj. Herë pas here ata do vizitojnë institucione të ndryshme të rëndësishme të Bazelit.
“Takimi” iu mundëson kursanteve hapat fillestare të mësimit të gjuhës gjermane në një atmosferë të besueshme me një mësuese shqiptare të gjuhës gjermane, e cila me metoda krahasuese do t’ua bëjë sa më të kuptueshme gramatikën e gjuhës gjermane.
Të mësuarit e gjuhës gjermane ju mundëson të rrisni aftësinë tuaj komunikuese. Ky kurs ju mundëson të mësoni më shumë për jetën e vendit ku jetoni, për të drejtat tuaja, mundësitë e ofruara këtu, si dhe për detyrimet, transmeton albinfo.ch. Ky vetëdijesim kulturor do t’ju mundësojë njohjen e kulturës së popullit zviceran si dhe sistemin social, ekonomik e politik të shtetit.
Mësimi i gjuhës në vendin ku jetoni nuk do të thotë humbje identiteti, por përkundrazi përfitim të vetive qenësore si vetëbesim, pavarësi në komunikim, marrje të përgjegjësive për vetveten dhe për familjen tuaj. Kursi ka filluar nga muaji gusht 2014. Ai zgjat 1 vit shkollor – 2 semestra (40 javë) ndërsa pushimet mbahen sipas planit shkollor të Kantonit të Bazelit. Në kuadrin e kursit mbahen 200 leksione mësim të gjuhës gjermane dhe 40 leksione me temë nga jeta në Zvicër, 2 herë në javë nga 3 leksione, bëhet e ditur në këtë prospekt.
Regjistrimi bëhet në Gempenstrasse 27 ndërsa klasët ku zhvillohet mësimi janë në Gempenstrasse 10
Kursi kushton 500 Franga për një vit shkollor apo në raste të veçanta sipas marrëveshjes me Sozialdienste ose RAV
Po kështu është menduar edhe për përkujdesjen e fëmijëve: duke filluar nga 180 Franga për një vit shkollor apo në raste të veçanta sipas marrëveshjes me Sozialdienste ose RAV
Regjistrimi dhe testimi Regjistrimin mund ta bëni personalisht në zyrën e ABSM, Gempenstrasse 27 apo online në www.absm.ch
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa