Integrimi
Seminari që i jep vlerë të re shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe
Më 28 maj 2016 në godinën e Shkollës së Lartë Pedagogjike salla LAB-H011 në Cyrih u zhvillua pjesa e parë e këtij seminari që i jep vlerë të re shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër së bashku me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, kanë paraparë organizimin e një seminari të ndërtuar me tri pjesë. Qëllimi i këtij kursi është trajnimi për mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në lidhje me serinë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes» që doli para pak muajve edhe në shqip. Si kontribut për një mësim plotësues aktual, modern dhe cilësor. Pjesët e serisë: Doracak «Bazat dhe arsyet» dhe 5 fletore me nxitje didaktike. 1: Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë . 2: Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë.3: Përkrahja e komunikimit gojor në gjuhën e parë. 4: Përkrahja e kompetencave ndërkulturore në MP 5: Strategji dhe teknika të të mësuarit.
Programi i seminarit në pjesën e parë përfshin : Hyrje dhe Përkrahja e të folurit në gjuhën amtare (Komunikimi gojor).
Pjesa e dytë Përkrahja e të shkruarit, dhe pjesa e tretë Përkrahja e të lexuarit në gjuhën amtare.
Modeli i seminarit është parashikuar për t’u ndjekur nga dëgjues mësimdhënës të mësimit plotësues, në grupe të vogla më së shumti nga 20 mësimdhënës.
Më 28 maj 2016 në godinën e Shkollës së Lartë Pedagogjike salla LAB-H011 në Cyrih u zhvillua pjesa e parë e këtij seminari që i jep vlerë të re shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Seminarin e hapi dhe drejtoi prof dr dr Basil Schader, në fillim ndër të tjera tha: ” Për SHLP ZH, për Drejtorinë e Arsimit të kantonit të Cyrihut dhe për mua ishte gjithmonë e qartë që seminare trajnuese të tilla janë me shumë rëndësi për implementimin dhe përdorimin e përshtatshëm të materialeve të reja në arsim. Dëshirojmë t’i përkrahim mësimdhënësit/et e MP në përdorimin e materialeve të reja didaktike, dhe për këtë na duket më i miri modeli i seminareve 3-pjesësh.”
Në pjesën Hyrje profesor Schader paraqiti:
Qëllimet e serisë “ Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes»
- Të jepet një kontribut për një MP cilësor dhe aktual nga didaktika.
- Të përkrahen mësimdhënësit/et e MP në punën e tyre kërkuese.
- Të jepet një kontribut për ta përmirësuar ndërlidhjen mes MP dhe shkollës së rregullt.
- Funksionalitet si bazë dhe material për kualifikimin e mëtejshëm në seminare, kurse ose në studim individual.
- Përdorimi i materialeve edhe në punën me mësuesit/et vendas (në Shkollat e Larta Pedagogjike etj.)
Nga të pranishmit u përcollën me vëmendje këto tema: “Si mund të përkrahet zhvillimi gjuhësor i nxënësve përmes pyetjeve dhe impulseve të përshtatshme?” , “Rregulla të thjeshta për biseda dhe diskutime në klasë, trajnimi i tyre.” , “Puna në fushën e leksikut.”etj. Kjo do të pasohet nga një shembull mësimi në dy pjesë, ku të dyja pjesët përqendrohen në praktikat e teknikës së pyetjeve të mësuesit. Mësimi ishte ndërtuar në modelin dypjesësh që pjesëmarrësit të provojnë, së pari, mësimin si “nxënës” , në këtë mënyrë, zbatimi i mësimit do të provohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ndërsa nga ana e LAPSH-it ishte i pranishëm kryetari Nexhat Maloku, mësues, mesazhi i tij ishte i qartë. “Është për të ardhur mirë por edhe për t’u inkurajuar që trajnimet e kësaj natyre të mësimdhënësve të mësimit plotësues të cilat tashmë kanë marrë karaktere periodike, po shoqërohen me përgatitjen e materialeve edukative dhe metoda për mësimin e gjuhës shqipe.”
Në pjesën e parë të seminarit morën pjesë mësuese dhe mësuese: Remzije Shabani, Afërdita Veliu, Dafina Haziraj, Naser Ulaj,Elfete Hasi, Zarife Ziberi, Idaije Jashari, Lindita Istrefi, Mirela, Xoxi, Halime Vishi, Nexhmije Mehmetaj, Hasan Spahiu, Metush Zenunu, Fitnete Balaj, nga kantonet: Cyrih, Bernë, Jura, Argau, Friburgu.
Ishte një seminar shumë i rëndësishëm, frytdhënës me karakter shkencor edukativ për mësimdhënësit e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ata duhet të ecin me aktualitetin e arsimimit të nxënësve, mënyrën e mësimdhënies dhe të nxënit e gjuhës shqipe. Ishte një seminar me shumë vlera me të gjitha aspektet.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?