Lajme
Eksporti në paralizë
Pengesat e eksportit të patates së Kosovës në Shqipëri kanë sjellë miliona euro humbje për prodhuesit kosovarë. Që nga muaji gusht e deri më tash, eksporti në këtë shtet është paralizuar për shkak të tarifave doganore që i ka vënë Shqipëria.
Ministri i Bujqësisë thotë se do të angazhohen bashkërisht që të krijojnë treg të përbashkët në praktikë. Eksporti i patates kosovare drejt Shqipërisë vazhdon të mbetet i paralizuar. Prodhuesit e patates janë goditur me humbje të mëdha, në mungesë të tregut të Shqipërisë.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga pamundësia për të eksportuar në këtë shtet, prodhuesit kosovarë kanë humbur miliona euro. Sipas tyre, Shqipëria është duke bërë lojë shumë të keqe me kosovarët me vënien e tarifave doganore për pataten kosovare. Kosova është një fuqi rajonale në prodhimin e patates dhe prodhuesit e saj kanë kapacitet që deri në 50 mijë tonë të eksportojnë jashtë vendit çdo vit.
Institucionet shqiptare vitin e kaluar i kanë rritur referencat për pataten e importit, e këtu edhe për atë kosovare.Bedri Kasumi, pronar i kompanisë për prodhimin e patates, “Pestova”, thotë se që nga viti i kaluar e deri më tani, eksporti i patates në drejtim të shtetit shqiptar është i paralizuar për shkak të këtyre referencave. Që nga muaji gusht e deri në muajin dhjetor, për shkak të pamundësisë së eksportit të produktit të tyre, Kasumi thotë se ai dhe fermerët kosovarë janë dëmtuar në masë të madhe.“Qeveria e Shqipërisë pa arsye ka vënë referencat për pataten, që janë më të larta se çmimi real i patates”, thotë Kasumi.
Gjatë vitit të kaluar, por edhe në këtë periudhë të këtij viti, ai thotë se janë dëmtuar me miliona euro. Ai tregon se gjatë vitit 2009, kanë pasur me mijëra tonë patate të pashitura, ndërsa gjatë vitit të kaluar thotë se janë dëmtuar me humbjen e tregut të Shqipërisë. “Kosova ka 40 deri në 50 mijë tonë patate për eksport, e nëse marrim vlerën e referencës që i është shtuar, atëherë prodhuesit kosovar i bie që kanë humbur me miliona euro nga pamundësia e eksportit gjatë vitit të kaluar”, tha Kasumi.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe Reshjet e borës ndonjëherë të dendura janë një dhuratë e mirëpritur e Krishtlindjeve për vendpushimet e...
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm