Shkurt.ch

Dobësohet imuniteti i krerëve të insitucioneve

Ministrat dhe gjyqtarët federalë, duhet të japin përgjegjësi penale edhe për deliktet e kryera jashtë entit ku punojnë

Sipas të drejtës së vlefshme deri më sot, ndaj ministrave federalë dhe gjykatësve federalë në detyrë mund të iniciohej procedurë penale vetëm kur ata vetë pajtoheshin me një gjë të tillë.

Parlamenti Federal dëshiron që ta ndryshojë këtë rregull.

Ministrat dhe gjyqtarët federalë, duhet të japin përgjegjësi penale edhe në rastet e delikteve të cilat i kanë kryer jashtë entit ku punojnë.

Si një ndër arsyet që parlamenti synon dobësimin e imunitetit të bartësve të institucioneve të përmendura, është, edhe konflikti i përhershëm, i pranishëm në Itali në lidhje me imunitetin e kryeministrit të atjeshëm, Berlusconit.

Në të ardhmen do të jetë një komision dhe jo dhomat e parlamentit si tërësi, ato që do të vendosin nëse parlamentarët mund të ndiqen penalisht ose jo. Kjo do të bënte që një vendim i tillë të jetë më pak i motivuar politikisht se që është sot.