“Pazare diplomatike” para fillimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd
BE-ja është duke bërë përgatitjet përfundimtare të fillimit të dialogut të shumëpritur midis Prishtinës dhe Beogradit
Për këtë qëllim Robert Cooper, diplomati që nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, është emëruar si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kthyer mbrëmë në Prishtinë.
Sipas mediave kosovare ai do të qëndrojë në Kosovë për të bërë konsultimet e fundit rreth datës së nisjes së dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Cooper dje ka qëndruar në Beograd, ku është konsultuar me zyrtarët serbë, ndërkaq në mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, dhe e ka shfrytëzuar për të zhvilluar disa takime, që janë mbajtur larg vëmendjes së publikut.Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë sensibilizimi i publikut kosovar për rëndësinë e dialogut.
As për agjendën e kësaj jave të Cooperit, mediat nuk janë njoftuar fare, ngjashëm sikur për vizitën e javës së kaluar.
Pikat doganore në veri, Gjykata Kushtetuese, çështja e personave të pagjetur dhe çështjet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të jenë temat që do të diskutohen në takimet e para, sipas burimeve të gazetës.
Ajo që ende nuk dihet, është edhe përbërja e ekipit që do të kryesohet nga Edita Tahiri. Qeveria e Kosovës ende nuk i ka ftuar partitë opozitare që të jenë pjesë e këtij ekipi, ndërkaq që sipas burimeve, ai do të përbëhet nga ekspertët.
Cooper sot është takuar me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, e cila është emëruar udhëheqëse e ekipit kosovar të bisedimeve.
Ndërkohë Moska zyrtare vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm me negociata në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB. Në një komunikatë të Ministrisë Jashtme të Rusisë, thuhet se, këtë qëndrim të Moskës e ka shfaqur zëvendësshefi i diplomacisë ruse, Vladimir Titov gjatë takimit me të shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier në Moskë, njoftuan mediat ruse.
Nga pala ruse është konfirmuar edhe njëherë pozicioni i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.
Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i bëri thirrje Beogradit e Prishtinës që të fillojnë bisedimet. Ai shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë shpejt. “Ka ardhur koha për t’u ulur rreth tryezës së bisedimeve”, ka thënë në Gjenevë kryediplomati rus, ku ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për çarmatim.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?