Shkurt.ch

Partitë zvicerane të alarmuara nga kriza arabe

FDP, SP dhe të Gjelbrit thonë se shtrohet nevoja e ofrimit të ndihmës në vendin e zhvillimit e ngjarjes

Zhvillimet më të reja politike në regjionin arabik kanë ngjallur debate edhe në mbledhjet e fraksioneve parlamentare të partive të Zvicrës. Partitë e mëdha, si SVP, SP, FDP dhe të Gjelbrit kanë kërkuar që urgjentisht të zhvillohet një debat në sesionin parlamentar mbi gjendjen në regjion. Po ashtu pritet të ngrihen edhe interpelanca urgjente rreth kësaj. Për SVP-në dhe FDP-në, preokupim kryesor mbetet menaxhimi, i valës së  refugjatëve në drejtim të Evropës, respektivisht mundësia që Zvicra të kursehet nga ajo. Prandaj, sipas SVP-së duhet ndaluar kalimet ilegale të kufijve, duke siguruar mbrojtjen e kufijve shtetërorë. Ndërkaq FDP, ashtu si dhe SP dhe të Gjelbrit thonë që për fillim, shtrohet nevoja e ofrimit të ndihmës në vendin e zhvillimit të ngjarjeve.