Shkurt.ch

Përgatitje për menaxhimin e katastrofës humanitare

Autoritetet tuniziane janë në kufi të mundësive të tyre për të përballuar valët e refugjatëve

Organizata e OKB-së për ndihmë refugjatëve UNHCR dhe Kryqi i Kuq po i bëjnë përgatitjet e tyre për rastin e mundshëm të një katastrofe humanitare në kufirin në mes të Libisë dhe Tunizisë. Ato kanë edhe mbështetjen edhe të dy punëtorëve humanitarë zviceranë, të cilët, në lokalitetin kufitar Ras Jadir janë duke i shqyrtuar mundësitë e sjelljes së ndihmave zvicerane në vendin e ngjarjes. Sipas UNHCR-së, vetëm të hënën kufirin në Ras Jadir e kanë kaluar 14`000 njerëz. Ndërkaq, siç njofton për mediet zvicerane Marcel Helfenstein nga një organizatë humanitare e Zvicrës, autoritetet tuniziane janë në kufi të mundësive të tyre për të përballuar valët e refugjatëve.   Një ekip tjetër emergjent i Zvicrës është duke qëndruar në gjendje gatishmërie në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit.