Sport

Bashkëshortja e Blerim Xhemailit i “trullos” gazetarët zviceranë

Përfaqësuesja zvicerane është duke bërë përgatitjet në Lugano para nisjes për në kampionatin evropian “Franca 2016”.

Gjatë ushtrimeve intensive, në tribuna të stadiumit është shfaqur një bukuroshe që mbante një djalë në krah. Tifozët që kishin shkuar për t’i parë idhujt e tyre janë mahnitur nga pamja e saj, për të cilën edhe kanë pyetur: Kush është kjo bukuroshe, shkruajnë mediat zvicerane, njofton albinfo.ch.

Në fakt, ajo është bukuroshja shqiptare Erjona Xhemaili, bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili. Erjona ka tërhequr vëmendjen edhe të gazetarëve, derisa ajo shëtiste me djalin 14 muajsh, Luanin.

Blerimi është vetë i gjashti futbollistë shqiptarë që janë ftuar për të luajtur në kampionatin evropian.

Albinfo.ch