Shkurt.ch
Rasti Ademaj: Këshilltari kantonal dëshiron të veprojë
Këshilltari kantonal nga radhët e SVP, Urs Martin parashtron pyetjen nëse qeveria i ka shfrytëzuar të gjitha masat për ta dëbuar kosovarin Murtez Ademaj.
E përditshmja zvicerane „Tagblatt“ ka publikuar një artikull duke shqyrtuar edhe një herë rastin e kosovarit Murtez Ademajt. Qysh para tre muajve Ademaj është dashur të lirojë banesën e tij, por ai e kishte refuzuar një gjë të tillë. Jo vetëm kjo, por ai edhe kërcënoi policinë.
„Është duke na mbajtur të gjithëve si peng“, pohon këshilltari kantonal nga radhët e SVP-së, Urs Martin nga Oberaach. Ai rregullisht nevrikoset kur lexon ndonjë shkrim në lidhje me Ademaj. Sipas tij, duhet ndërmarrë gjithçka për të dëbuar Ademajn.
„Përse askush nuk ngritë kallëzim penal kundër tij për veprën penale ‚kërcënim’. Fundi-fundit, populli ka miratuar iniciativën e dëbimit“, pyet Martin, duke parashtruar.pyetjen tjetër nëse Ministria e Drejtësisë ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore lidhur me rastin.
„Po që se ndokush nuk e liron banesën e tij edhe përpos se ai ka marrë një vendim për tu përjashtuar nga e njëjta, kjo është e natyrës të mosbindjes qytetare“, deklaron drejtori i Jurisprudencës i Kantonit të Thurgau-t, Claudius Graf-Schelling. Ai ka thënë se ende nuk ekzistojnë arsye për një dëbim, pasi mungojnë delikte të jashtzakonshme penale.
Ademaj, sipas tij është një rast special dhe për këtë rast janë ndërmarrë shumë gjëra. „Do të isha shumë i lumtur po që se ligji do të zbatohet në përpikshmëri“, ka përfunduar Graf-Schelling.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun