Shkurt.ch
Arrestohet edhe i dyshuari i katërt
Sipas të përditshmes zvicerane “Le Nouvelliste” e duke iu referuar burimeve policore, pasditen e hershme të së hënës, është arrestuar edhe personi i katërt, i dyshuar për vrasjen e të riut shqiptar që ndodhi gjatë fundjavës, para diskotekës “Highlander” në Neuchatel.
Bëhet fjalë për një zviceran të moshës 19-vjeçare, me vendbanim në Ste-Croix (VD). Thika me të cilën është kryer vrasja, është gjetur të dielën në Neuchatel, kanë deklaruar nga Policia kantonale e Neuchatel-it. Tre të dyshuarit tjerë, ishin arrestuar midis së premtes dhe së shtunës në rrethinën e Yverdon-les-Bains (VD).
Bëhet fjalë për dy vëllezër kosovarë të moshës 22-, e 23-vjeçare. I dyshuari i tretë, gjithashtu është kosovar 22-vjeçar, pa status të rregulluar në Zvicër. Vrasja e shqiptarit nga Lugina e Preshevës kishte ndodhur për një zënkë me motive banale.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë