Bota
Për ish kandidatin presidencial të Austrisë, Hofer, “Kosova është Serbi”
Gjatë zgjedhjeve Hofer ka pasur përkrahje të madhe nga komuniteti serb që jeton në Austri, ndërsa në mënyrë të përsëritur ai ka folur për shqetësimet e 130 mijë serbëve të lindur në Austri
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kështu ka deklaruar për gazetën serbe “Kurier” ultranacionalisti austriak Norbert Hofer i cili javë më parë humbi zgjedhjet për president të Austrisë ndaj kandidatit të gjelbër, Aleksander Van der Bellen.
Kosova është e pavarur që nga viti 2008, dhe Republika e Austrisë është ndër vendet e para që e ka njohur shtet Kosovën, por jo edhe për Norbert Hofer, shkruan gazeta “heute.at”, përcjell “albinfo.ch”.
Gazeta shkruan se Kosova tashmë është njohur nga 111 shtete, ndërsa po të ishte Hofer, Kosova nuk do të ishte as pjesë e asnjë organizate ndërkombëtare.
Gjatë zgjedhjeve Hofer ka pasur përkrahje të madhe nga komuniteti serb që jeton në Austri, ndërsa në mënyrë të përsëritur ai ka folur për shqetësimet e 130 mijë serbëve të lindur në Austri.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit