Uncategorized
Bën vetëvrasje ish shefi i koncernit të sigurimeve, “Zurich”
Siç shkruajnë mediat zvicerane, Senn 59 vjeçar nuk ka mundur ta përballojë tronditjen e dorëheqjes dhe kjo mund ta ketë çuar në vetëvrasje
Ish shefi i koncernit të sigurimeve “Zurich”, Martin Senn ka bërë vetëvrasje ditën e djeshme. Kështu bëhet e ditur nga koncerni në fjalë për mediat zvicerane.
Senn ka qenë 59 vjeç.
“Lajmi për vdekjen e papritur të Martin Senn na ka lënë pa fjalë dhe na ka tronditur thellë”, thuhet në njoftimin e “Zurich”.
Senn kishte dhënë dorëheqje në fund të vitit 2015 nga drejtimi i kompanisë në krye të së cilës kishte qenë gjashtë vite. Para dorëheqjes së tij të papritur, ndërmarrja kishte marrë paralajmërime për humbjet që e prisnin, që domethënë se dorëheqja ishte e imponuar.
Siç shkruajnë mediat zvicerane, Senn nuk ka mundur ta përballojë tronditjen e dorëheqjes dhe kjo mund ta ketë çuar në vetëvrasje.
Në vitin 2013 kishte bërë vetëvrasje shefi i atëhershëm financiar i koncernit “Zurich”, Pierre Wauthier.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit