Zhvillim

Kllokoti përfiton nga investimet zvicerane

Komunën e Kllokotit e ka vizituar përfaqësuesi i DEMOS-it zviceran, Robert Pijls, ku është pritur nga nënkryetari i Komunës së Kllokotit, Hasan Rashiti, me ç’rast kanë diskutuar rreth projekteve që janë realizuar në bashkëpunim me DEMOS-in dhe për ato që do të realizohen vitet e ardhshme.


Grandi i fituar nga DEMOS-i është dhënë në bazë të performancës së komunës në çështjet administrative dhe shërbimeve publike, i cili grand do të jetë konfom mandatit katërvjeçar, që do të realizohet në participim me komunën.

Për javën e ardhshme pritet të inaugurohet projekti i trotuarit, i cili është realizuar nga DEMOS-i, në bashkëpunim me Komunën e Kllokotit, ka thënë Hidajet Ahmeti, raportojnë mediat lokale.