Shkurt.ch

Zvicra miraton kredinë për FMN

Zvicra obligohet që për FMN të garantojë përkohësisht një kredi prej 12 miliardë frangash, që më vonë do të ngrihet në18 miliardë franga

Parlamenti Federal, dhoma nacionale, ka miratuar pjesëmarrjen e Zvicrës në masat mbrojtëse që Fondi Monetar Ndërkombëtar ndërmerr për shtetet në krizë financiare. Më parë vizën për këtë pjesëmarrje e kishte dhënë edhe dhoma e ulët, kantonale, e parlamentit, njofton drs.ch.

Me këtë miratim Zvicra obligohet që për FMN të garantojë përkohësisht një kredi prej 12 miliardë frangash. Kjo shumë më vonë do të zëvendësohet nga një garanci tjetër, prej 18 miliardë frangash.

Nga partitë e përfaqësuara në parlament, kredinë e kanë kundërshtuar vetëm SVP dhe një pjesë e deputetëve të Partisë së Gjelbër.