Jeta në Zvicër
Hapet tuneli më i gjatë në botë në zemër të Alpeve
Ceremonia zyrtare e hapjes është planifikuar për të mërkurën, më 1 qershor
Tuneli i quajtur “Gotthard Base Tunnel” (GBT) kalon nëpër zemër të Alpeve zvicerane dhe lidh kantonin zviceran qendror Uri me jugun e vendit.
Tuneli është 57 kilometra i gjatë ndërsa ndërtimi ka kushtuar rreth 12 miliardë franga zvicerane, dhe është ndërtuar nga 2.400 punëtorë. Tani, udhëtimi nga Cyrih në Milano zgjatë vetëm dy orë e 40 minuta.
Ideja për të ndërtuar këtë tunel ishte e inxhinieri zviceran, Karl Edward Grunert, në vitin 1947. Ky ishte një projekt vizionar, i cili Grunert tha se mund të përfundojë deri në fillim të shekullit të 21-të.
Kështu ishte mbjellë fara e një nga projektet më të mëdha të ndërtimit, i cili këtë javë pasi trenat do të fillojnë të qarkullojnë përmes tunelit “Gotthard” do të transformojë udhëtimin në zemër të Evropës.
Ndërtimi filloi zyrtarisht në vitin 1999, por ka pasur shumë probleme burokratike dhe financiare për shkak të shqetësimeve në lidhje me qëndrueshmërinë e projektit.
Qytetarët e Zvicrës më në fund në një referendum të vitit 1998 votuan për ndërtimin e tunelit.
Me hapjen e linjës hekurudhore përmes tunelit “Gotthard” do të përmirësohet rrjeti i transportit në përgjithësi, sepse do të reduktojë ndotjen e mjedisit dhe shkatërrimin e rrugëve. Numri i pritshëm i udhëtarëve do të rritet nga 9 në 15 mijë deri në vitin 2020.
Ceremonia zyrtare e hapjes është planifikuar për të mërkurën, më 1 qershor, dhe përvec zyrtarëve zviceranë pritet prezenca edhe e presidentit francez Francois Hollande dhe kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian Matteo Renzi.
Përdorimi i plotë i tunelit do të fillojë në dhjetor të këtij viti.
Tuneli”Gotthard” do të arrijë tunelin japonez “Seikan” me 53.9 kilometra, duke u bërë tuneli më i gjatë në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=jsgiLOBKC0E
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor