Zhvillim

Sadiku feston ditëlindjen me shokët e kombëtares

27 maji ishte ditë e shënuar për Armando Sadikun. Të premten ai festoi 25- vjetorin e lindjes në Austri. Ndonëse të pranishëm nuk ishin familjarët e tij, megjithatë afër vetes kishte të gjithë shokët e kombëtares dhe stafin e saj.  Futbollistët e kombëtares dhe i gjithë ekipi kishin përgatitur një tortë për golashënuesin e tretë ndaj Armenisë.

Sadiku, i lumtur për këtë dhuratë, uroi që së bashku me shokët e kombëtares të kalojnë të paktën grupin në kampionatin evropian.
Me golat e shënuar që nga kalimi i tij nga FC Zurich në Vaduz, Sadiku ka shfaqur performacë të jashtëzakonshme, duke qenë për disa jave pjesë e 11-shës më të mirë në Zvicër dhe aktualisht është sulmuesi më në formë i kombëtares shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=j-wpHuez8aA