Fun

Selfie nga avioni me energji diellore

Piloti zviceran i avionit solar Impulse, Bertrand Piccard, pas turneut nëpër botë, me një shkop ka bërë një foto selfie duke prekur territorin e Pensilvenisë.

Aventuristi zviceran Picard filloi udhëtimin e tij rreth botës me një avion diellor me bashkëpilotin Andre Borshberg nga Abu Dhabi në mars të 2015-ës, në mënyrë që të rrisë vetëdijen e njerëzve për rëndësinë e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Solar Impulse 2 mbërriti në Pensilvani të mërkurën, pas një fluturimi 17 orësh nga Dejtoni, Ohajo. Të dy pilotët priten këtë verë për të përfunduar udhëtimin e tyre rreth botës në një avion diellor në Abu Dhabi, vend nga i cili fillimisht fluturoi.