Shkurt.ch

Tërhiqet nga Libia i ngarkuari diplomatik i Zvicrës

Pasi kanë braktisur Libinë pjesëtarët e personelit të ambasadave të shumë vendeve, këtë e ka bërë dje edhe i ngarkuari me punë i Zvicrës në këtë vend të kapluar nga trazirat.

Siç ka bërë të ditur Departamenti i Punëve të Jashtme, i ngarkuari në fjalë tashmë gjendet në rrugë për tu kthyer në Zvicër. Sapo të lejojë gjendja në terren, Zvicra do të dërgojë sërish një përfaqësues të saj diplomatik në Tripolis.

Ndërkaq, siç njofton radioja nacionale e Zvicrës drs.ch, shumica e 42 zviceranëve me qëndrim në Libi kanë vendosur që të vazhdojnë të jetojnë atje.