Uncategorized
Dorështrëngimi me mësueset, i detyrueshëm edhe për nxënësit myslimanë
Me vendimin e ri, prindërit e fëmijëve që kundërshtojnë dhënien e dorës, do të sanksionohen. Deri në 5000 franga mund të jetë gjoba që do të detyrohen ata të paguajnë në një rast të tillë
Departamenti i Arsimit në Kantonin Baselamt ka marrë vendim: shkollat në këtë kanton kanë të drejtë t`i detyrojnë nxënësit e tyre myslimanë që t`i japin dorën mësueseve të tyre. Siç është raportuar gjerësisht muajin e kaluar, dy nxënës me prejardhje siriane në një shkollë të lokalitetit Therwil të kantonit të përmendur për shkaqe fetare kishin kundërshtuar t`i jepnin dorën për përshëndetje mësueses së tyre, shkruan albinfo.ch. Madje edhe shkolla e tyre kishte pranuar këtë refuzim të tyre si zgjidhje të përkohshme.
Një ekspertizë e bërë kishte ardhur në përfundimin se përkundër lirisë së garantuar të besimit, shkollat mund të kërkojnë nga nxënësit e tyre që të përshëndeten me dorë me mësuesit dhe mësueset e tyre. Sipas ekspertizës, shtrëngimi i dorës nuk e prek besimin fetar mysloman në pjesët e tij qendrore. Nga ana tjetër një veprim i tillë është në shërbim të integrimit
Me vendimin e ri, prindërit e fëmijëve që kundërshtojnë dhënien e dorës, do të sanksionohen. Deri në 5000 franga mund të jetë gjoba që do të detyrohen ata të paguajnë në një rast të tillë. Natyrisht, si masë e parë është shqiptimi i vërejtjes.
Departamenti i arsimit nuk ka dhënë përgjigje nëse ndsj nxënësve në fjalë, gjegjësisht prindërve të tyre është duke ecur ndonjë procedurë lidhur me refuzimin e dorështrëngimit.
Me këtë vendim po ashtu ndërpritet vlefshmëria e qëndrimit të mëparshëm të shkollës në fjalë.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit