Lajme
Buxheti pritet të miratohet “shpejt e shpejt”
Projektimi dhe miratimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës nuk guxon të kalojë muajin mars. Të gjitha ndryshimet në buxhet, Qeveria e sapoformuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) detyrohet t’i bëjë që në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa më pas në procedurë të përshpejtuar ta dërgojë draftin për miratim në Kuvend.
Para miratimit të Ligjit për buxhet, deputetët e Kosovës kanë për obligim që, për ta nxjerrë vendin nga kriza fiskale, bazuar në Ligjin për mbikëqyrjen e financave publike, më së largu deri të hënën të aprovojnë propozimin e Qeverisë, për lejimin e bërjes së pagesave dhe zhbllokimin e fondeve publike deri më datë 30 mars.
Ky vendim, siç shkruan sot “Koha Ditore”, i lë kohë Qeverisë që të përgatisë dhe të dërgojë në Kuvend Ligjin e buxhetit brenda muajit mars. Nëse nuk arrin ta miratojë buxhetin brenda muajit mars, vendin e pret një krizë e thellë financiare, duke u bllokuar çdo qarkullim financiar.
Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, askush nuk e ka të drejtën të bëjë pagesa pas datës 30 mars, po qe se buxheti vjetor nuk është miratuar deri në atë kohë. Në mes të këtyre përgatitjeve dhe dërgimit për miratim në Kuvend,
Qeveria duhet t’u lërë kohë edhe negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si parakusht për miratimin e buxhetit, që pritet të shpenzojnë rreth një javë kohë.Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Financave, ka thënë se zyrtarët e lartë qeveritarë janë në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Presim që së shpejti ekspertë të FMN-së do të vijnë edhe në Kosove ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2011”, ka thënë Shahini.Ai ka thënë se Ministria e Financave është duke i respektuar procedurat ligjore që miratimi i buxhetit të mos shtyhet më tepër se 30 marsi.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore