Integrimi
Arrestohen vrasësit e Valmir L.
Pas më tepër se një muaj e gjysmë hetimesh, policia austriake ka arritur që të identikojë vrasësit e kosovarit 18-vjeçar, Valmir. L. i cili ishte ther me 10 të goditura me thikë nga dy të panjohur, natën e 4 janarit të këtij viti në Vjenë të Austrisë. Pasditen e së martës, policia ka arrestuar dy të rinj të dyshuar si kryerës të aktit makabër.
Natën e kobshme, Valmiri ishte gjetur nga dy gra në rrugën “Grillgasse” me disa plagë me thikë, pasi ato kishin dëgjuar thirrje për ndihmë. Gjatë kësaj, ato gjithashtu kishin parë edhe dy persona të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, por pa mundur t’i identifikojnë. Kosovari i ri, pas plagëve të marra vdes rrugës për në spital, ndërsa policia kishte vështirësi për të zbuluar autorët e krimit.
Disa njolla gjaku që ishin parë afër vendit të krimit e të cilat kanë qenë shpresë e madhe për të zbuluar vrasësit, nuk kanë qenë gjurmë të gjakut nga njeriu.
Edhe fotot të cilat nga mesi i muajit janar u publikuan nga kamerat, e të cilat supozohej se do të ishin të dobishme, deri më tani nuk kishin sjellë rezultate. Policia ishte përqendruar në përmbajtjen e kompjuterit të Valmirit, duke shpresuar se përmes tij do të mund të vërtetonte kontaktet e Valmirit përmes rrjeteve sociale me shokët e tij.
Fotografia e dy të rinjve të cilën policia e kishte publikuar në fillim të shkurtit, fillimisht nuk solli rezultatet e duhura, pasi dy të rinjtë nga fotoja ishin paraqitur në polici, duke mohuar të kenë ndonjë lidhje me rastin, me përjashtim se atë natë, ata kanë qenë së bashku me Valmirin në një lokal me lojëra fati e më pas ata ishin ndarë nga ai.
Në kohën kur kishte ndodhur ngjarja, ata kanë deklaruar se kanë qenë në shtëpi e që më pas u vërtetua se ka qenë gënjeshtër. “Kemi punuar nga një informatë në tjetrën”, ka deklaruar një hetues policor.
Dy ditë para se të arrestoheshin vrasësit, policia kishte pranuar një informatë nga një person anonim, i cili i kishte zbuluar vrasësit. Bëhej fjalë për dy personat nga fotoja të cilën policia e kishte publikuar në fillim të muajit shkurt e të cilët, pas një hetimit të hollësishëm, më në find e kishin pranuar veprën e kryer.
Dy orë para se të kryhej krimi, dy të dyshuarit e kishin takuar Valmirin duke e lutur që tu japë një cigare. Më pas ata kanë dashur që nga ai të blejnë hashish në një vlerë prej 50 eurosh, të cilat Valmiri i deponon në lokalin e lojërave të fatit për t’i dyfishuar.
Pasi ishte shkaktuar një zënkë rreth të hollave të fituara, njëri nga të dyshuarit e kishte goditur me thikë të madhe në shpinë, e më pas, i dyshuari tjetër 16-vjeçar, pas përpjekjeve për të ikur me lëndime të rënda, ka vazhduar ta godasë Valmirin edhe më tej me një thikë tjetër. Që të tre pjesëmarrësit e ngjarjes, nuk kanë qenë të panjohur për policinë austriake dhe që të dy të dyshuarit janë nga Vjena.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor