Shkurt.ch
„Më parë vdes se të shkoj në burg“
Shkumbini duket i dobësuar ndjeshëm dhe, siç thotë ai, gjatë 2 javëve sa është në grevë urie, ka humbur 10 kilogramë
Shkumbin F., burri 32 vjeçar i lindur në Kosovë dhe me shtetësi austriake prej tri javësh ndodhet në grevë urie, shkruan gazeta austriake “Krone”.
Një gjykatë e ka dënuar atë me 5 muaj burg, ndërsa ai është i bindur se është i pafajshëm prandaj refuzon kategorikisht të mbajë dënimin.
Kur e kanë vizituar gazetarët, Shkumbini është dukur i dobësuar ndjeshëm dhe, siç ka thënë ai, ka humbur tashmë 10 kilogramë. Mjekët do ta konstatojnë së shpejti gjendjen e tij shëndetësore.
Por, ai nuk ka ndërmend të dorëzohet: “më mirë vdes se sa të mbaj burgun”, shprehet Shkumbini, sipas të cilit mbrapa gjithë kësaj meseleje fshihet gruaja e tij. Ajo e ka denoncuar atë për gjoja vjedhjen e veglave me vlerë prej 22000 eurosh dhe për kërcënim ndaj saj.
Ndërkaq kosovari me shtetësi austriake ngul këmbë për pafajësinë e tij dhe duket i vendosur të shkojë deri në fund. Ai shpreson se për të shmangur burgun do të ketë përkrahjen e një organizate për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Por, shpresa e tij mund të marrë fund më 4 mars. Kjo është dita kur ai do të duhej të fillonte mbajtje e burgut!
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha