Sport

Zvicra ia ka ndryshuar jetën Behramit

Behrami dhe Zvicra. Një histori e bujshme. Familja e Valon Behramit iku në vitin 1990 në Zvicër, para luftës ballkanike. Por në vitin 1995, autoritetet zvicerane vendosën që familja Behrami duhet të largohet nga vendi.

Valoni ishte vetëm 10-vjeçar. Rreth 2000 nënshkrime ishin mbledhur për të kundërshtuar dëbimin e familjes Behrami. Kësisoj e nis potretin e Behramit gazeta zvicerane “Blick” duke paralajmëruar një seri intervistash të djelmoshave të kombëtares zvicerane.

Behrami lejohet të qëndrojë në Stabio, ku familja është natyralizuar dy vjet më vonë, kur edhe fillon  karriera e Valonit  në futboll.

Pastaj “Blick” tregon për tatuazhet e Behramit. Në krahun e majtë mban flamujt e Kosovës dhe Zvicrës. Behrami thotë se është krenar që mbron ngjyrat e Zvicrës.

„Unë mund të luftojë për një vend që më ka dhënë aq shumë mua dhe familjes time“.

“Prandaj, lojtar i FC Watford nuk ka lënë të kuptohet asnjëherë dhe me asgjë se mund të kalojë për të luajtur për Kosovën. As tash kur vendi i prindërve të tij është pranuar nga FIFA, dhe mund të luajë në kualifikimet për Kupën e Botës, në vitin 2018.”, thotë Blick, përcjell albinfo.ch.

“Zvicra është vendi që ka ndryshuar jetën time.”, thotë Behrami, në një intervistë të realizuar në hotelin “Villa Sassa” në Lugano, ku është e vendosur kombëtarja zvicerane, dy javë para Evropianit “Franca 2016”.