Lajme

Arratisen dy shqiptarë nga burgu

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Termonde (Dendermonde) natën në mes së mërkurës dhe së enjtes, bën të ditur Agjencia belge e lajmeve Belga, duke iu referuar një komunikate të policisë belge.

Ngjarja duhet të ketë ndodhur rreth mesnatës, ndërsa sipas informatave të para, gjatë arratisjes, shqiptarët nuk kanë ushtruar ndonjë dhumë, apo përdorur armë. Ende mbetet e paqartë se si ata kanë mundur t’i presin grilat e çelive të tyre në burg, e më pas ata e kishin kapërcyer murin e burgut.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbuluar të arratisurit”, ka deklaruar shkurt, zëdhënësi i policisë në Termonde, Renzo Ottoy.