Fotolajmi

Ambientalisti Van der Bellen fiton ndaj ultranacionalistit Hofer

Ish kreu i Partisë së Gjelbër, Alekander Van der Bellen, ka fituar zgjedhjet për president të Austrisë. Mediat austriake shkruajnë se Van der Bellen doli fitues ndaj ultra nacionalistit të partisë së djathtë Norbert Hofer.

Sapo ka dalë edhe rezultati zyrtar nga Ministria e Brendshme e Austrisë. Ministri  Wolfgang Sobotka ka konfirmuar edhe zyrtarisht fitoren e ambientalistit Va der Bellen. Sipas Sobotka, Bellen ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë, duke marrë 50,3 për qind të votave kundrejt 49,7 përqind të kandidatit të FPO-së Norbert Hofer, njofton “albinfo.ch”.

Sipas mediave austriake, vendimtare në fitoren e Van der Bellen ishin votat e austriakëve që jetojnë jashtë vendit.