Shkurt.ch
Marsh solidarizues për binjaket e zhdukura
Marshuesit kanë ecur deri te shkolla në të cilën mësonin vajzat dhe pastaj ka përfunduar te shtëpia e nënës së tyre
Tronditja që ka pësuar lokaliteti St-Stulpice i kantonit Vaud pas zhdukjes pa gjurmë të dy binjakeve, vazhdon të jetë temë mbizotëruese në mesin e popullatës së atjeshme. Për të shprehur mllefin dhe protestën e tyre, banorët e St.Stulpice-s kanë mbajtur dje një marsh solidarizimi me familjen e binjakeve të humbura.
Marshuesit kanë ecur deri te shkolla në të cilën mësonin vajzat dhe pastaj ka përfunduar te shtëpia e nënës së tyre. Nëna nuk ka marrë pjesë në marsh por ka falënderuar organizatorët për këtë shprehje solidarizimi. Dy vajza, moshatare të binakeve i kanë dhuruar asaj në mënyrë simbolike një buqetë me lule.
Binjaket janë zhdukur pa gjurmë që nga 30 janari i këtij viti. Babai i tyre i kishte marrë për shëtitje nga nëna (nga e cila ishte shkurorëzuar) dhe nuk i kishte kthyer më.
Pastaj ai ishte gjetur i vdekur në Itali, ku kishte bërë vetëvrasje.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025