Shkurt.ch
Ligji i ri, më i ashpër ndaj pedofilëve
(teaser) Pedofilët nuk do të kenë të drejtë të punojnë si mësues as në rastet kur veprën penale e kanë kryer gjatë kohës së lirë
Në të ardhmen ndalimi që pedofilët të ushtrojnë profesionin e tyre duhet të bëhet në mënyrë më të thjeshtë. Për të mundësuar këtë thjeshtësim, Qeveria Federale ia ka kaluar parlamentit një propozimligji për miratim.
Sipas ligjit në fuqi, ndalohet vetëm angazhimi i pedofilëve në punë profesionale ndërsa me propozimin e ri do të ndalohej edhe puna e tyre në shoqata sportive ose në ato të skautëve.
Gjithashtu, pedofilët që kanë kryer dënimin nuk do të kenë të drejtë të punojnë si mësues as në rastet kur veprën penale e kanë kryer gjatë kohës së lirë dhe jo gjatë punës.
Madje, në ligjin e ri do të përfshihen edhe ndalesat për qasje në rajone të caktuara dhe për vendosje kontaktesh me persona të caktuar.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha