Integrimi

Shuk Orani ekspozon ne MOCA – Museum of Contemporary Art, Pekin

Në këtë ekpsozite kolektive Orani do te prezantohet me gjithsej dhjetë piktura, gjysma prej të cilave janë të formatit të madh, mbi 200 cm

 

Piktori shqiptar nga Kosova, i cili krijon në Gjermani,merr pjesë në një ekspozitë të madhe e prestigjioze që mbahet në Pekin, Kinë.

Kjo ekspozite muzeale vjen pas prezantimit të veprave të artistit para drejtorit dhe kuratorëve përgjegjës të MOCA-s (Museum of Contemporary Art – Peking/ Muzeu për Art Bashkëkohor në Pekin).

Bëhet fjalë për disa nga veprat të cilat janë vlerësuar që në fillim dhe janë përzgjedhur për ekspozim, thotë Orani për albinfo.ch.

Në mesin e veprave që do të ekspozohen janë edhe ato nga cikli „Life“ pastaj nga cikli „IG“ (Intergalaktika), veprat nga „Landschaften/Landscape” (Peizazhe) dhe nga cikli „World“…

Në këtë ekpsozite kolektive Orani do te prezantohet me gjithsej dhjetë piktura, gjysma prej të cilave janë të formatit të madh, mbi 200 cm!

Konferenca për media dhe hapja e ekspozitës për VIP bëhet më datën 6 Gusht, ndërsa hapja e ekspozitës për publikun e gjerë bëhet me datën 7 Gusht 2016. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 shtator 2016. Ajo vjen njëherësh edhe si rezultat i bashkëpunimit të “Pashmin Art Galery” në Hamburg dhe MOCA të Pekinit.

Artisti njëherësh prezantohet edhe nga „NWGallery“ në Cambridge/London.