Shkurt.ch

Dënime më të ashpra për martesat me dhunë

Lartësia e dënimit për martesë me dhunë duhet të shkojë deri në pesë vjet heqje lirie ose gjobë.

Qeveria Federale e Zvicrës i ka propozuar të parlamentit masa më të ashpra ndëshkuese për martesat e bëra me dhunë.

Dënimi duhet të shqiptohet pavarësisht nga vendi ku është bërë martesa (edhe në rast se ajo është bërë në vendet ku një gjë e tillë nuk është dënueshme).

Ndërsa lartësia e dënimit duhet të shkojë deri në pesë vjet heqje lirie ose gjobë.  Aktualisht vazhdon të vlejë masa ndëshkuese prej maksimalisht tre vjet heqje lirie.

Po ashtu qeveria ka kumtuar se nuk do të tolerohen martesat me të mitur, as në rastet kur këto bëhen në mes të personave me prejardhje të huaj.