Lajme

BE-ja mirëpret konsolidimin e institucioneve të Kosovës

Ne presim nga qeveria e re që të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht kërkojmë që të përforcohet administrata publike

 

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fuele e kanë mirëpritur formimin konsolidimin e institucioneve të Kosovës, duke mirëpritur po ashtu përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut të paralajmëruar ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

 

Në një deklaratë të përbashkët të Ashton dhe Fuele, thuhet se presin që qeveria e re të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht përforcimin e administratës publike, të shtrihet sundimi i ligjit dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve.

 

“Mirëpresim formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e presidentit. Ne presim të bashkëpunojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të ndihmojmë në përmbushjen e perspektivës evropiane të Kosovës.

Ne gjithashtu presim nga qeveria e re që të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht kërkojmë që të përforcohet administrata publike, të shtrihet sundimi i ligjit, dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve. Ne mirëpresim përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Këtu ne gjithashtu do të punojmë së afërmi me Kryeministrin dhe ekipin e tij të ri”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Ashton dhe Fuele.