Shkurt.ch

Zvicra përgatitet për “mysafirët” nga Afrika e veriut

Zvicra deri më tash ende nuk është përballur me pasojat e trazirave në shtetet e Afrikës së Veriut, në kuptimin e ardhjes së azilkërkuesve të ikur nga atje. Sipas Entit Federal për Migracion, shifrat e kërkuesve të azilit mbeten në nivelet e muajve të mëparshëm.

Megjithatë, Enti për Migracion po përgatitet për një ngritje të kërkesave për azil, ka thënë zëdhënësi i këtij enti, Michael Glauser. Para së gjithash do të ketë një shtim personeli, në mënyrë që lëndët të përpunohen më shpejtë dhe të paraqiturit për azil të kthehen sa më shpejtë prej nga kanë ardhur.

BFM madje është duke dhënë më shumë viza daljeje për afrikanët e veriut me qëndrim në Zvicër. Kjo, për shkakun se shumë prej tyre dëshirojnë të mbështesin bashkatdhetarët e tyre në vendet përkatëse.