Shkurt.ch
Shërbimi i obliguar ushtarak mbetet ende në fuqi
Me 16 vota kundër dhe 8 pro, është hedhur poshtë nga komisioni i përmendur një nismë për heqjen e shërbimit të detyruar ushtarak
Përderisa në disa vende të Evropës perëndimore ka kohë që nuk ekziston më shërbimi i obliguar ushtarak, në Zvicër edhe vetëm iniciativat parlamentare në atë drejtim janë të dënuara me dështim. Kështu shkruan nzz.online, duke iu referuar një iniciative të tillë në komisionin për çështje të sigurisë të Parlamentit Federal të Zvicrës.
Me 16 vota kundër dhe 8 pro, është hedhur poshtë nga komisioni i përmendur nisma për heqjen e shërbimit të detyruar ushtarak, e ndërmarrë nga deputetja e Partisë Socialdemokrate, Evi Allemann.
Shumica e cila kundërshtoi iniciativën pati për bazë frikën se me futjen e sistemit të ushtrisë vullnetare, ushtria do të humbte lidhjen e saj me shoqërinë. Sipas kundërshtarëve po ashtu shërbimi i detyrueshëm ushtarak ka rëndësi bazike për ushtrinë dhe ka peshë të madhe për unitetin nacional të zviceranëve.
Mbështetësit e iniciativës, nga ana tjetër, konsiderojnë se ndërrimi i sistemit është i pashmangshëm. Sipas tyre ushtria është tepër e madhe ndërsa mbajtja e saj shumë e kushtueshme.
E-Diaspora
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas disa muajsh. Ai...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025