Shkurt.ch
Reagime të shumta ndaj vrasësit të maceve
Rasti i vrasësit të maceve M.N. ka shkaktuar reagime të shumta. Pas shqiptimit të dënimit ndaj tij prej shtatë muajsh, menjëherë kanë ardhur kritika.
“Parashtrohet pyetja nëse një njeri kaq brutal, do të kishte qëndrim sadist ndaj njerëzve të pafuqishëm siç janë fëmijët”, ose “Qesharake, çfarë dënimi i butë, një monstër i tillë duhet të dënohet me 15 vjet burg. Kafshët e mjera kanë më tepër vlerë, se sa këta njerëz të sëmurë”, kështu duket një pjesë e reagimeve nga lexuesit e mediave zvicerane pas procesit ndaj kosovarit që vrau tri mace.
Dhe nuk janë vetëm ata të cilët kundërshtojnë dënimin me kusht prej shtatë muajsh, me një kohëzgjatje provuese prej tre vjetësh. Ai kishte torturuar dhe vrarë tri mace, ndërsa macen me emrin Stelina ai e kishte përvëluar disa herë me ujë të nxehtë.
“Edhe çka duhet të ndodhë që të shqiptohet ndonjë dënim i lartë”, parashtron pyetjen avokati për mbrojten e kafshëve nga Zurichu, Antoine F.
Nga ana tjetër, ekspertët e kanë vlerësuar dënimin si një sukses, duke dëshmuar se “në kantonet e tjerë zviceranë, një torturim i tillë ndaj kafshëve do të dënohej vetëm me një dënim në të holla”, është shprehuar Gieri Bolliger nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve. Ai paralajmëron se M.N. mund të përsërisë rastin. “Personi në fjalë mbetet një autor potencial”, ka përfunduar Bolliger.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha