Shkurt.ch
Gjykata Federale vërteton dënimin e dentistit
Dentisti duhet t`i paguajë vajzës 15 vjeçe 6000 franga në emër të kompensimit, ka vendosur Gjykata Federale
Një dentist nga Bazeli i kishte nxjerrë një pacienteje të re katër dhëmbë të shëndoshë ndërsa duhej t`ia nxirrte dhëmbin e pjekurisë. Pasi që e dëmtuara kishte paraqitur rastin në gjyq, Gjykata e Apelit e kantonit të Bazelit e kishte shpallur fajtor dentistin për pakujdesi me pasoja.
Për këtë i kishte shqiptuar atij një dënim me kusht me të holla prej njëqind njësishë ditore nga 500 franga. Po ashtu dentisti duhej t`i paguante vajzës 15 vjeçe 6000 franga në emër të kompensimit të dëmit.
Duke u ndjerë i dëmtuar, dentisti kishte bërë ankesë në Gjyqin Federal në Lozanë. Ky i fundit, përmes një verdikti të shpallur sot ka mbështetur vendimin e kolegëve të gjyqit më të ulët dhe ka shpallur sërsih fajtor dentistin.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha