E-Diaspora

Heidi Lushtaku reklamon brendin “Grisogono” në festivalin e Kanës

Modelistja 23-vjeçare tregon se gjatë këtyre ditëve sa po qëndron në Kanë, ajo ka pasur fatin të takojë edhe yje botërorë, si: Leonardo Di Caprio, Paris Hilton, Kim Kardashian e shumë të tjerë.

  • © albinfo.ch

  • © albinfo.ch

  • © albinfo.ch

  • © albinfo.ch

Modelistja shqiptare e njohur në Zvicër, Heidi Lushtaku, është duke qëndruar në Kanë të Francës, atje ku po mbahet edhe festivali i filmit të Kanës.

Lushtaku ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në eventin e organizuar nga kompania e njohur zvicerane “Grisogono”.

“Unë kam qenë mysafire, por kam pasur për detyrë të vë koleksionet me diamant të ri të kësaj firme”, ka thënë Lushtaku për albinfo.ch.

Bukuroshja shqiptare, e cila banon në Cugy, frankofon i Zvicrës, thotë se ftesa i ka ardhur për shkak se kompania është nga Gjeneva. “Grisogono është një brend i suksesshëm ndërkombëtar dhe unë isha e nderuar që pata fatin të jem pjesë e këtij eventi. Ishte një natë e mrekullueshme dhe shumë pozitive për karrierën tim”, shprehet ajo.

Modelistja 23-vjeçare tregon se gjatë këtyre ditëve sa po qëndron në Kanë, ajo ka pasur fatin të takojë edhe yje botërorë, si: Leonardo Di Caprio, Paris Hilton, Kim Kardashian e shumë të tjerë.

Albinfo.ch