Shkurt.ch

Vdes në burg një azilkërkues nigerian

Enti për mjekësi ligjore po heton lidhur me shkaqet e vdekjes

 

Është gjetur sot i vdekur në një qeli të burgut në Cyrih në një azilkërkues 30 vjeçar nga Nigeria. Sipas një zëdhënësi të Policisë Kantonale të Cyrihut ai ishte arrestuar të dielën nga ndjekësit e drogës. Ai ishte i dyshuar se kishte përpirë qeset e vogla me drogë.

 

 

Azilkërkuesi nigerian është gjetur pa shenja jete sot në orën 6.30 në shtratin e tij. Mjeku i emergjencës mundi të konstatonte vetëm vdekjen e tij.

 

 

Ndërkohë Enti për mjekësi ligjore po heton lidhur me shkaqet e vdekjes. Ndërsa zëdhënësi i policisë nuk ka mundur të thotë nëse përpirja e drogës mund të vihet në lidhje me vdekjen e tij.

 

 

Para një viti kishte vdekur një i burgosur nigerian derisa po deportohej nga Aeroporti i Cyrihut për në Nigeri. Që nga kjo ngjarje ishte pezulluar dëbimi i refugjatëve nigerianë nga Zvicra. Vetëm para pak ditëve ka filluar sërish riatdhesimi, bazuar në një marrëveshje në mes të dy shteteve.