Fun
Angela Martini, në lidhje me producentin e Brad Pittit
Ajo është një nga femrat më të bukura jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Zvicër. Për më shumë se një vit nuk është folur për asnjë lidhje të re. Por, Angela Martini (29) tashmë është sërish e dashuruar. Modelistja shqiptare – zvicerane është duke shijuar lidhjen më rumunin Dragos Savulescu (38), producent i njohur i kinematografisë hollivudiane. “Ata janë shumë të lumtur që kanë takuar njëri-tjetrin”, thotë një mik i çiftit për gazetën “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Martini banon prej dhjetë vjetësh në Amerikë. Bukuroshja shkodrane ka qenë disa herë e përfolur për lidhjet e saj, ndër ato që ajo edhe vetë i ka pranuar janë më futbollistin shqiptar Pajtim Kasamin, pastaj më pasanikët: zviceranin Tim Vögele (25-vjeçar, ish i dashuri i Paris Hilton) dhe turkun Baran Süzer (35). Në vitin 2010 ajo përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe, duke u radhitur ndër 10 bukuroshet më të mira.
Në vitin 2014 Angela lanson koleksionin e veshjeve të brendshme “Martini Bikini”.
Në anën tjetër, rumuni Dragos Savulscu jeton prej vitit 2013 në Los Angjelos. Më parë ai ishte president i klubit futbollistik FC Dinamo të Bukureshtit si dhe në Bukuresht ndërtoi një nga studiot më të mëdha filmike në Evropën Lindore.
Aktualisht ai është duke punuar me Brad Pittin në projektin filmik “He Wandet the Moon”.
Sipas gazetës zvicerane, Martini dhe Savulescu janë njoftuar me anë të miqve të tyre në Hollivud. Mes tyre ka pasur menjëherë shkëndija dashurie. Si shenjë e dashurisë, ata kanë vendosur që të bëjnë nga një gjysmë zemër të vogël në njërin nga gishtat e tyre. E kontaktuar nga gazeta, Martini nuk ka dashur të komentojë lidhjen e saj.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës