Fotolajmi

Një çelës gjigant bëhet simboli i refugjatëve

Në Katar është prezantuar një çelës gjigant 2,7 tonë, i cili i dedikohet të gjithë refugjatëve nëpër botë.

Disejnator është palestinezi Mohammed Assaf. Ai thotë se ky çelës simbolizon të drejtën që refugjatët kanë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

“Ky simbol është i rëndësishëm për të gjithë refugjatët. Ne duam të vendosim një rekord të ri botëror për të treguar se është e drejta e tyre të kthehen përsëri në shtëpitë e tyre. Kjo në veçanti është e lidhur me refugjatët palestinezë”, ka thënë ai.

Ai me këtë çelës dhe me këtë ngjarje dëshiron t’iu tregojë palestinezëve dhe të gjithë refugjatëve që një ditë do të kthehen në shtëpitë e tyre, ku lanë gjithçka për një jetë më të mirë.

Çelësi peshon 2.7 tonë, është 7.8 metra i gjatë dhe 3 metra i gjerë, është i përbërë prej çeliku dhe ka dimensione proporcionale, raportojnë mediat e huaja.