Sport
Tifozët shqiptarë paguajnë shumë për Euro 2016?!
Të ardhurat mesatare mujore në Shqipëri janë 220,97 euro ndërsa kostoja ekuivalente për të ndjekur një ndeshje bashkë me shpenzimet e tjera është 4.898 euro
Gazeta britanike “Daily Mail” ka renditur shqiptarët, ukrainasit dhe rusët në mesin e popujve që kanë pagat më të ulëta. Kështu një tifozi shqiptar i duhet të paguajë 329 për qind të pagës mujore për të ndjekur një ndeshje, përcjell albinfo.ch lajmin e medieve të Tiranës.
Të ardhurat mesatare mujore në Shqipëri, sipas artikullit, janë 220,97 euro (388 mijë lekë), ndërsa kostoja ekuivalente për të ndjekur një ndeshje bashkë me shpenzimet e tjera është 4.898 euro.
Studimi është kryer duke llogaritur shpenzimet mesatare të një tifozi, duke i krahasuar me të ardhurat mesatare në vendin e tyre.
Për shembull, një tifoz ukrainas duhet të paguajë 8 mijë euro, që është ekuivalente me mbi 539 për qind të pagës së tyre mesatare mujore.
Ndërsa tifozët anglezë do të duhet të paguajnë 562,45 euro, ose 38 për qind e të ardhurave mujore. Në çmime përfshihen kostoja e biletës, udhëtimi dhe akomodimi.
E-Diaspora
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj? Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë...
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026