Shkurt.ch

Ben Ali, ka 80 milionë franga në Zvicër!

Deri më sot ishte përmendur vetëm se në kontot e ish diktatorit kishin qenë „disa dhjetëra milionë franga"

Zëdhënës nga Enti Federal për Çështje Policore i kanë deklaruar gazetës „SonntagsZeitung” se deri më tash janë gjetur dhe bllokuar 80 milionë franga të deponuara në bankat zvicerane nga ish presidenti tunizian Ben Ali.

Deri më sot ishte përmendur vetëm se në kontot e ish diktatorit kishin qenë „disa dhjetëra milionë franga”, ndërsa deklaratat nga federata kanë qartësuar pozicionin.

Enti në fjalë po ashtu ka infirmuar se që nga dita kur Qeveria e Zvicrës kishte vendosur të bllokonte të hollat e Ben Aliut dhe të regjimit të tij, në adresë të saj kishin ardhur rreth 30 njoftime lidhur me larje të mundshme parash. Rastet e paraqitura tashmë do të hetohen nga Prokuroria Federale, ka njoftuar gazeta “SonntagsZeitung”.