Uncategorized

Gjergjaj i motivuar për fitore

“Jam i motivuar për të fituar. Ky është një meç shumë i rëndësishëm dhe dua të fitojë”, ka thënë Arnold Gjergjaj

Duke u stërvitur pranë tre flamujve, Arnold Gjergjaj ka vetëm një synim të fitojë. Boksieri shqiptar do të ballafaqohet me David Haye më 21 maj në meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.

Arnold  Gjergjaj “The Cobra” më 21 maj do ta këtë meçin më të madh të jetës së tij. Në arenën O2 të Londrës boksierin gjakovar e pret ish-kampioni i botës në boks, David Haye. Menaxheri dhe trajneri Angelo Gallina thotë se në këtë duel ata shkojnë në Londër me bindjen për fitore.

Gazeta Blick ka vizituar Gjergjajn gjatë ushtrimeve të tij të fundit. Për t’i shikuar për së afërmi ushtrimet e Gjergjajt dhe për t’ i dhënë mbështetje para nisjes për në Londër ishin mbledhur rreth 400 veta, njofton albinfo.ch.

Boksieri kosovaro-zviceran nga 29 ndeshjet e zhvilluara ka 29 fitore. “Unë ndihem shumë i fortë dhe i motivuar për meçin e datës 21 maj.  E di që më pret një “luftë” e madhe si për mua, ashtu edhe për shikuesit, por unë jam i përgatitur dhe i motivuar për këtë”, thotë Gjergjaj në kronikën e “blick.ch”. Gjergjaj thotë se është i bindur se ai do të këtë përkrahjen e mijërave fansave të tij që do të janë në sallë për t’ i dhënë përkrahje.

Ndërsa trajneri dhe menaxheri i Gjergjajt, derisa flet për përgatitjet e boksierit 31-vjeçar, shprehet: “Është shumë e qartë. Ne shkojmë atje për të fituar, nuk kemi opsion tjetër”, thotë Gallina.