Ergina Ramadani
Gruaja
Ergina synon kurorën e më të bukurës
Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me kandidaten për Mis Zvicra Lindore, Ergina Ramadanin, ku ajo flet për përvojën e saj në këtë garë
Spektakli i bukurisë «Miss Zvicra lindore» ka në garë dy vajza shqiptare. Ergina Ramadani dhe Leunora Hasanaj e dëshirojnë kurorën e më të bukurës. Ato kanë lënë pas 100 vajza dhe tani janë në mesin e nëntë finalisteve të përzgjedhura, kandidate për ta fituar titullin më 21 maj në Arena Auto Zentrum West në St. Gallen, shkruan albinfo.ch
Për Leunora Hasanaj dimë që është 18 vjeçe, ndjek shkollën e tregtisë dhe që ka deklaruar se nëse i besohet kurora e më të bukurës së Zvicrës, titulli i misit do të fitojë më shumë gjallëri. „Unë dua të bëhem miss Zvicra lindore sepse zgjedhja e një gruaje të vendosur me vetëbesim dhe të gjallë si unë, fiton më shumë njohje e respekt“
«Jam vajzë e lumtur dhe spontane»
Kurse vajza tjetër shqiptare, Ergina Ramadani, me të cilën jemi takuar, ka deklaruar se «dëshiron të bëhet Miss Zvicra lindore, sepse ka forcën dhe kurajon e duhur për të plotësuar kërkesat e klientëve dhe sponsorëve në radhë të parë, kurse me angazhimin e saj dëshiron të ndikojë pozitivisht tek të rinjtë». Vijat trupore të Erginës: e gjatë 173 me masat 85/67/89.
Ergina Ramadani thotë të jetë një vajzë e lumtur e spontane. Forca e saj është bukuria natyrale. Ajo është e hapur ndaj gjërave të reja dhe e sheh këtë garë si një përvojë të re në rrugën modelimit. „Jam e angazhuar në një agjenci mode dhe nëse nuk fitoj, do të vazhdoj të merrem me modelim“, thotë për albinfo.ch vajza me prejardhje nga Sallagrazhda e Suharekës.
Ergina punon në Uni-Spital në Cyrih si motër medicinale, ndërkohë që paralelisht ndjek studimet për radiologi në Shkollën e Lartë Profesionale.
Gara, stresuese por pa rivalitet
«Gara mes vajzave është pak stresuese, por rivalitet s’ka», tregon ajo. Kemi një atmosferë të mirë, pavarësisht se secila prej nesh synon ta fitojë këtë garë. Ergina thotë se është një person familjar që nuk preferon shumë jetën e natës. «Nuk dal nëpër diskoteka, më shumë më pëlqen të gjej një restorant të qetë ku mund të rri rehat me të dashurin tim, Visarin», thotë 19 vjeçja me banim në Glarus, e cila është në lidhje që prej dy vitesh me djalin gjilanas. «Megjithatë, nuk lë anash aktivitetet sportive; dal shpesh me biçikletë, shkoj në skijim, bëj vrap dhe më pëlqen shumë udhëtimi», thotë ajo.
Në mesin vendeve që ajo dëshiron shumë t’i kalojë pushimet, është padyshim Kosova, tregon modelja që synon të bëjë karrierë në shtëpinë e modës «Look Model». «Me Kosovën jam shumë e lidhur dhe shkoj çdo verë në vizitë tek familja. Ushqimi im i preferuar është pitja, por edhe Racletta zvicerane më pëlqen shumë».
Rehatinë muzikore e gjen kur i këndon Kida, Era apo Rita. «E dua shumë Kidën, Era Istrefin dhe Rita Orën», përfundon bisedën me albinfo.ch, modelja që përpos Visarit, është e dashuruar edhe në qytetin e dytë më të mirë të botës, Cyrihun.
E do piten dhe raclette-n
Në mesin vendeve që ajo dëshiron shumë t’i kalojë pushimet, është padyshim Kosova, tregon modelja që synon të bëjë karrierë në shtëpinë e modës «Look Model». «Me Kosovën jam shumë e lidhur dhe shkoj çdo verë në vizitë tek familja. Ushqimi im i preferuar është pitja, por edhe Racletta zvicerane më pëlqen shumë».
Deri më 21 maj 2016, mund të votoni për kandidaten favorite për Mis Zvicra Lindore nëpërmjet sms-ve: Votoni
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?