Jeta në Zvicër
Asnjë gjurmë nga autori i vrasjes së kosovarit në St.Gallen
Hanspeter Krüsi, zëdhënës i policisë kantonale të St.Gallen, tha se hetuesit ende nuk kanë shumë të dhëna për autorin e vrasjes. Mbi 42-vjeçarin një person kishte shtënë me armë të enjten në mëngjes, në qendër të qytetit, shkruan albinfo.ch
Të premten policia kishte lëshuar një fotografi portret të viktimës dhe ka kërkura nga qytetarët më shumë të dhëna për kosovarin e vrarë.
“Ne kemi marrë pak informata nga qytetarët”, thotë Krüsi.
Kjo ishte një situatë veçanërisht e vështirë, ngase viktima nga Kosova kishte jetuar ilegalisht në Zvicër dhe kishte punuar në të zezë në vendet e ndërtimit.
“Por, ne jemi të bindur se do ta gjejmë autorin e vrasjes“, thotë Krüsi për Thurgauer Zeitung, përcjell albinfo.ch
Autori i vrasjes është ende në arrati, policia kantonale ka vendosur për të shtuar më shumë policë për të zbardhur rastin, tha zëdhënësi i policisë, Krüsi.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës